Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po e vazhdon vizitën e tij dyditore në Kosovë.
Nga ora 12:00 Rama po e zhvillon një takim në komunën e Prishtinës me kryetarin Shpend Ahmeti.
Kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë një konferencë për media sot në orën 14:00, duke përmbyllur vizitën e tija.Edi Rama, dje është takuar me përfaqësuesit institucional dhe partiakë, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryeministrin Avdullah Hoti.
Ai u takua edhe me kryetarin e NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.