Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së stome ka vizituar dhe ka ndarë mirënjohje për familjet e dëshmorëve, përcjell InLajmi.
Ai bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorin Abdyl Ymeri, gjeneralin Ilaz Derguti dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin dhe sakrificën sublime, vizituan familjet e dëshmorëve dhe u ndamë mirënjohje për dëshmorët e rënë
Postimi i plotë i tij:
Sot, bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, drejtorin Abdyl Ymeri, gjeneralin Ilaz Derguti dhe Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin dhe sakrificën sublime, vizituam familjet e dëshmorëve dhe u ndamë mirënjohje për dëshmorët: Ajet Gjinovci, Faik I Goxhuli, Nasuf H Goxhuli, Safet I Gjinovci, Xheladin Asllani, Hajdin A Feka, Besim Feka, Fazli J Jashari, Idriz S Salihu, Muharrem R Zeneli dhe Hajdin Aruqi, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.
Familjet e dëshmorëve janë nderi dhe historia jonë, gardianet e vlerave tona kombëtare e historike. Ato duhet trajtuar me kujdes të veçantë dhe respekt të vazhdueshëm për kontributin e tyre në jetësimin e idealeve tona shekullore.
Vizitat tek familjet e dëshmorëve tjerë vazhdojnë ditëve në vijim!
Lavdi dëshmorëve të kombit!/InLajmi/