Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri e Punëve të Jashtme, Gent Caka, përcjell InLajmi.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se temë kryesore e këtij takimi ishte bashkërendimi i aktiviteteve për t’i tejkaluar sfidat me të cilat po përballen të dyja vendet.
Postimi i plotë i tij:
Sot, bashkë me nënkryetarin Muhedin Nushi pritëm në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama si dhe Minitrin e Punëve të Jashtme z. Gent Caka. Temë kryesore brenda këtij takimi të përzemërt ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i hapave dhe aktiviteteve për t’i tejkaluar sa me lehtë sfidat me cilat po përballen Kosova dhe Shqipëria./InLajmi/