30 Qershori është dita e 182-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 184 ditë.
1422 – Zhvillohet Beteja e Arbedos midis Dukës së Milanos dhe kantoneve zvicerane – shkaku ishte hedhja poshtë e propozimit milanez për të blerë qytetin e fortifikuar zviceran Bellinzona. Beteja u zhvillua në Arbedo, fshat 3 km në veri të Bellinzonas. Milano doli fitues. Humbja shkurajoi qëllimet për zgjerim drejt Liqenit të Madh; dhe i shtyu zviceranët për të rritur numrin e ushtarëve me shtiza të gjata – armë e përdorur për here të parë nga Filipi i Maqedonisë dhe Aleksandri i madh (falanga maqedonase). Shtizat si armë filluan të mos përdoreshin, duke u zevendësuar nga pushkët me bajoneta në vitet 1700.
1559 – Mbreti Henry II i Francës plagoset për vdekje në një garë kalorsiake me skocezim Gabriel de Montgomeri. Henri u pasua në fron nga tre bijtë e tij – mbretërimi i tyre i dobët ndikoi në pasojat e përgjakshme të luftërave mes protestantëve dhe katolikëve në Francë.
1792 – Paris; Këndohet për herë të parë Marsejeza, si këngë lufte. Konventa e miratoi atë si himnin kombëtar më 14 korrik 1795; e humbi këtë status nga Napoleon Bonaparti, vetëm për t’iu rikthyer pak kohë pas Revolucionit të korrikut të vitit 1830. Pastaj “Marsejeza” u njoh si himn i lëvizjes revolucionare ndërkombëtare nga Komuna e Parisit në vitin 1871. Tetë vjet më vonë u rishpall himn kombëtar i Francës, dhe vazhdon të jetë.
1859 – AkrobatI francez Charles Blondin kalon Ujëvara e Niagarës duke ecur në një litar të tendosur.
1864 – Presidenti amerikan Abraham Lincoln jep Luginën Yosemite për “përdorim turistik dhe shlodhje publike”. Ishte hera e parë që qeveria federale vinte mënjanë toka thjesht për t’i mbrojtur dhe për të lejuar njerëzit të shijonin bukuritë e tyre natyrore.
1882 – Charles J. Guiteau ekzekutohet me varrje në Uashington, DC për vrasjen e presidentit James Garfield.
1905 – Albert Einstein boton artikullin shkencor mbi elektrodinamikën e objekteve në lëvizje me titull “Relativiteti: Teoria e Veçantë dhe e Përgjithshme.” Në artikull, Einstein parashtron dy parimet kundërta: parimin e relativitetit dhe parimin e dritës dhe propozon gjetjen e një mënyre për t’i bërë ato të punojnë në harmoni. Albert Einstein është i njohur mirë për punën e tij në teorinë e relativitetit, duke fituar titullin e “Atit të fizikës moderne”, si dhe çmimin Nobel në Fizikë më 1921. Pas emigrimit nga Gjermania në Amerikë, Einstein paralajmëroi qeverinë amerikane se Hitleri ishte duke planifikuar krijimin e një arme atomike. Einstein vdiq më 1955, në moshën 76 vjeçare, dhe la pas qindra shkrime dhe libra të mbushura me ide origjinale, duke e bërë atë një nga mendjet intelektuale më të ndritura dhe më të respektuara të shekullit XX.
1906 – Kongresi amerikan miraton legjislacionin mbi inspektimin e mishit dhe cilësinë e ushqimeve dhe barnave.
1908 – Në Tunguska të Siberisë së largët ndodh një shërthim; zhurma u shoqërua nga një valë tronditëse që rrëzoi përtokë njerëzit dhe theu dritaret qindra kilometra larg. Shpjegimi shkencor për shpërthimin është rënia e një asteroidi. Por deri sot askush nuk e di saktësisht se çfarë e shkaktoi shpërthimin….Një vizitor jashtëtokësor? Një kometë? Një meteor? Një vrimë e zezë? Apo shpërthim atomik? Një shpërthim i ngjashëm shumë më pak i fuqishëm ndodhi në Rusi më 15 shkurt 2013 në qiell mbi Chelyabinsk që shkaktoi mbi 1,200 të plagosur, kryesisht nga xhamat e thyera të dritareve.
1917 – Lufta e Parë Botërore: Greqia i shpall luftë Fuqive Qendrore (Gjermani, Austro-Hungari, Perandori Osmane dhe Bullgari.) Fuqitë Qendrore e konsideruan vrasjen e arkidukës austro-hungarez Franc Ferdinand nga disa militantë si një akt i mbështetur nga Mbretëria e Serbisë, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Serbisë për të hetuar vrasjen. Kjo rezultoi në luftë me Rusinë, e cila kundërshtoi ndërhyrjen e Austro-Hungarisë dhe mbështeti Serbinë, duke nxitur disa lloj aleancash që sollën në skenë fuqitë evropiane në një luftë të madhe.
1921 – Presidenti amerikan Warren G. Harding emëron ish presidentin William Howard Taft si krye- gjykatës të lartë të Shteteve të Bashkuara.
1934 – Ndodh Nata e thikave të gjata, spastrim i dhunshëm i rivalëve politikë në Gjermani nga ana e Adolf Hitlerit.
1960 – Republika e Kongos siguron pavarësinë nga Belgjika.
1963 – Kardinali Giovanni Montini emërohet Papa Pali VI.
1971 – Ekuipazhi sovjetik i anijes hapsinore Soyuz 11 humbet jetën, kur furnizimi i tyre me oksigjen bllokohet gjatë fluturimit në orbitë, si pasojë e një difekti në anije.
1971 – Ohio ratifikon Amendamentin 26 të Kushtetutës së SHBA, për uljen e moshës së votimit në 18 vjeç, duke bërë të hyjë në fuqi në mbarë vendin.
1974 – Alberta King, nëna e liderit të të drejtave civile të zezakëve në SHBA, Martin Luther King, është vrarë gjatë një meshe kishtare.
1977 – Shpërbëhet Organizata e Traktatit të Azisë Juglindore SEATO.
1990 – Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore bashkojnë ekonomitë e tyre me markën perëndimore si monedhë të vetme gjermane.
1997 – Britania ktheu Hong Kongun përsëri në qeverisje të Kinës.
2004 – Sonda hapësinore e NASA-s “Cassini” kaloi nëpër unazat e Saturnit dhe në orbitë të saj, në studimin më të hollësishëm të bërë ndonjëherë në planetin e gjashtë më të largët të Tokës.
2005 – Parlamenti spanjoll i dha aprovimin e fundit ligjit që legalizon martesat homoseksuale, duke e kundërshtuar haptazi Kishën Katolike. Spanja kështu bëhet vetëm shteti i katërt pas Kanadasë, Belgjikës dhe Holandës që lejon martesat e të njëjtës gjini.
Lindje
- 1801 – Frédéric Bastiat, ekonomist, teorist dhe anëtar i asamblesë franceze.
- 1893 – Walter Ulbricht, politikan komunist gjerman (V. 1973)
- 1964 – Jürgen Klinsmann, futbollist dhe trener gjerman.
- 1966 – Mike Tyson, bokser amerikan.
Vdekje
- 1974- Vannevar Bush, inxhinier dhe politikan amerikan (lindi më 1890)
- 1976 – Firpo Marberry, lojtar bejsbolli amerikan (lindi më 1898)
- 1984 – Lillian Hellman, dramaturgut amerikan (lindi më 1905)
- 1985 – Haruo Remeliik, 1 Presidenti i Palau (lindi më 1933)
- 1993 – George “Spanky” McFarland, aktor amerikan (lindi më 1928)
- 1993 – Wong Ka Kui, Hong Kong këngëtar (lindi më 1962)
- 1995 – Gale Gordon, aktor amerikan (lindi më 1906)
- 1995 – Georgi Beregovoi, kozmonaut sovjetik (lindi më 1921)
- 1995 – Phyllis Hyman, jazz këngëtar amerikan (lindi më 1949)
- 1997 – Larry O’Dea, profesionale mundës Australian (lindi më 1944)
- 2001 – Chet Atkins, amerikan kitarë vend lojtar dhe producent (lindi më 1924)
- 2001 – Joe Henderson, jazz saxophonist amerikan (lindi më 1937)
- 2003 – Buddy Hackett, aktor amerikan i teatrit (lindi më 1924)
- 2003 – Robert MekKloski, shkrimtar amerikan dhe illustrator (lindi më 1915)
- 2004 – Jamal Abro, shkrimtar Pakistani (lindi më 1924)
- 2005 – Clancy Eccles, Jamaican reggae-këngëtar kompozitore (lindi më 1940)
- 2006 – Robert Gernhardt, shkrimtar satirik gjerman (lindi më 1937)
- 2007 – Sahib Singh Verma, politikan indian (lindi më 1943)
- 2009 – Pina Bausch, koreograf gjerman (lindi më 1940)