Të shpeshta janë ankesat ndaj parkimit të veturave nëpër trotuaret për këmbësorë në kryeqytet, shkruan InLajmi.
Zakonisht nënat me fëmijët në karrocë, janë ato që e ngrisin zërin ndaj këtyre parregullsive për të cilat Komuna nuk merr ndonjë veprim.
E së fundmi “Vrojtuesit e Lagjës” kanë publikuar një foto, teksa shihen veturat në trotuar, e qytetarët nëpër rrugë.
Si duket kërkesat nga qytetarët po hasin në vesh të shurdhër./InLajmi/