Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2020, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes Anton Quni, raporton InLajmi.
Quni i ka porositur oficerët e rinj që të krijojnë ura lidhëse të miqësisë me të gjithë partnerët strategjike.
“Jeni të vetmit prej të gjithave profesioneve që garantoni suksesin në përmbushjen e misionit. Ju nga ky moment do të jenë pjesë e shtabit qendrave të trajnimit dhe do të edukoni ushtarak të cilët familjet dhe ne do t’ua besojmë”.
“Ju besoj juve që do të jeni afër çdo qytetari që ka nevojë për ndihmën tuaj. Ju besoj se ju edhe më shumë do t’i bashkoni urat e miqësisë me ShBA-në, Shqipërinë dhe shumë partnerë të tjerë”.
Poashtu Quni ka falënderuar NATO-n e cila është gjendur pranë në kohët më të vështira.
“Prandaj sot jeni 15 oficerë të rinj nga 1 000 që e synonin këtë ditë. Gjërat që për ju nuk kishin kuptim, sot e marrin kuptimin sepse jeni të vetmit që garantoni suksesin dhe arritjen e fitores”.“Unë ju besoj juve që nuk do të lejoni që në asnjë vend të Kosovës të parakalojnë ushtri që pas vetes lënë shkatërrim dhe mjerim”.
Ai gjithashtu tha se si ministër i Mbrojtjes me respektimin e ligjit dhe Kushtetutës do t’iu qëndrojë pranë dhe do ti përkrahë në ndërtimin e një ushtrie profesionale dhe operacionale.
Tutje Quni ka theksuar se synimi ynë strategjik është antarësimi në NATO./InLajmi/