Prishtina nuk ka gabuar në përballje me Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 3:1.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndeshja u luajt pa tifozë, megjithatë loja ishte mjaft e hapur nga të dyja ekipet.
Otto John (11) realizoi i pari, kurse Albert Dabiqaj (13) barazoi shumë shpejt.
Për ta çuar ekipin të qetë në dhomat e zhveshjes u përkujdes Makenda (45′) që shënoi për 2:1.
Për rezultatin final u përkujdes Ahmed Januzi (57) që vulosi fitoren e kryeqytetasve, shkruan InSporti.
Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me 54 pikë, katër më pak se liderja Drita, ndërsa Nikli me 44 pikë mban pozitën e pestë në tabelë.