• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

ORCA: Ministri i Arsimit të dorëhiqet ose të shkarkohet

J G nga J G
29 June 2020
në Kosovë
0 0
0
ORCA: Ministri i Arsimit të dorëhiqet ose të shkarkohet
5
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

(Reagim ndaj deklaratave të ministrit i cili mohon faktin se është avancuar përmes plagjiaturës)

Lidhur me situatën ku Ministri aktual i arsimit, Ramë Likaj është i përfshirë në aferën më të madhe të plagjiaturave dhe mashtrimit akademik në UP, në vitin 2018 ORCA pati zbuluar se punimet që janë marrë parasysh për propozimin për avancimin e 8 profesorëve ku bënte pjesë edhe Ramë Likaj, ishin të publikuara në revista jokredibile, pasi të 8 profesorët Ahmet Shala – Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profesor dhe senator në UP; Ramë Likaj – profesor dhe senator në UP; Azem Kyçyku – profesor në UP; Mirlind Bruçi – profesor në UP; Naser Lajqi – profesor në UP; Nexhat Qehaja – profesor në UP; Rexhep Selimaj – profesor në UP; Xhevat Berisha – profesor në UP; kishin publikuar nga 7 deri në 19 punime secili, brenda një periudhe 1 vjeçare e gjysmë.

Mesatarja e numrit të publikimeve për një kandidat të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dilte 5.5 punime në vit, ndërsa në Norvegji për vetëm një punim, duheshin më shumë se 1 vit kohë për publikim. Pas evidentimit të këtij fakti ORCA vendosi t’i quajë SUPERMENË grupin e 8 profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike duke dashur të sjellë në vëmendjen e publikut mashtrimin akademik të bërë nga ta.

Shumica e publikimeve të SUPERMENËVE të UP-së, ishin bërë në dy revista. Për këto dy revista ORCA pati zbuluar se: keqinformojnë për indeksimin e tyre, përmendin indeksim në databaza të shuara që një kohë të gjatë, nuk e tregojnë adresën e tyre, keqinformojnë për përdorimin e softuerit antiplagjiaturë – ndërkohë që është e lehtë të gjendet plagjiat nga Wikipedia në publikimet e tyre. Për më tepër, njëra nga këto revista e kishte botuesin të listuar si të dyshimtë.

Me kërkesë të Këshillit të Etikës, sipas afateve të dhëna, ORCA pati dorëzuar: 3 analiza profesionale për revistat e dyshimta të mbështetura edhe nga pioneri i listimit të revistave të dyshimta, eksperti i njohur globalisht, profesori amerikan Jeffrey Beall; 1 komunikim të ORCA-s me platformën indekuese SCOPUS ku bëhet e ditur se revistat janë në rishqyrtim nga platforma në fjalë; dhe hulumtimin e detajuar të ORCA-s për 38 punime që përmbanin plagjiaturë – kopjim pa citim apo referencim, gabime drejtshkrimore e gramatikore, si dhe paraqitje të së njëjtës përmbajtje me dy tituj si dy punime të ndryshme. Të gjitha këto tregonin se SUPERMENËT me vetëdije kishin kryer shkeljet dhe se revistat që kanë lejuar publikimin e atyre punimeve ishin mashtruese.

Paralelisht me denoncimin në Këshill të Etikës dhe Senat, ORCA më 6 korrik 2018 kishte zhvilluar komunikimin e parë me SCOPUS ku pati ngritur dyshimet për revistat duke dërguar analizën e bërë edhe me ndihmën e ekspertit, Jeffrey Beall.

Më 19 korrik 2018 ORCA organizoi aksion publik simbolik para Rektoratit të UP-së përmes të cilit i bëri thirrje Senatit të mos i avancojë kandidatët nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Po ashtu, ORCA pati njoftuar në mënyrë formale senatorët e UP-së me detajet e analizave për revistat në fjalë.
Megjithatë, më 23 korrik 2018, Senati avancoi 8 profesorët e rregullt të denoncuar nga ORCA.

Më 13 gusht 2018 SCOPUS njoftoi ORCA-n se revistat zyrtarisht dhe formalisht ishin futur në rivlerësim.
Më 26 nëntor 2018 ORCA dorëzoi dosjen plotësuese të provave në 43 njësi të ndara me 492 faqe, të cilat dëshmojnë se 8 profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të cilat u avancuan atë vit, kishin shkelur me të dyja këmbët parimet universalet të etikës dhe integritetit akademik.

Argumenti kryesor i profesorëve të denoncuar ishte se ata kishin përmbushur kriteret formale, pra ata argumentonin se revistat përmbushnin kriteret e kërkuara me ligjet në fuqi pasi ato ishin të indeksuara në platformën SCOPUS. Gjithçka tjetër ishte fjala jonë kundër fjalës së tyre deri më datën 23 prill 2019, kur SCOPUS njoftoi ORCA-n se revistat nuk janë më pjesë e indeksimit për vitin 2019 e tutje. Në njoftim thuhet “publikuesi është informuar se mbulimi i SCOPUS për të dy titujt nuk vazhdon për vitin 2019 e tutje. Po ashtu vendimi nga Bordi Këshillëdhënës për Përzgjedhjen e Përmbajtjes i SCOPUS do të jetë final dhe nuk do të rishikohet.”

Vlerësimi i Scopus për marrjen e vendimit për t’i hequr nga lista për vitin 2019 këto dy revista shkencore është mbështetur në vlerësimin për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2017/2018, kur edhe kanë publikuar e kur janë avancuar 8 profesorët e FIM. Ky ishte validim ndërkombëtar i pretendimeve të ORCA-s lidhur me kualitetin e dyshuar të revistave ku ishin publikuar punimet e SUPERMENËVE.
Me gjithë provat e sjella, Këshilli i Etikës në vitin 2019 lëshoi një vendim ku thoshte se i mungojnë mjetet për t’i verifikuar denoncimet.

ORCA sot, konstaton përtej çdo dyshimi të bazuar se SUPERMENËT janë avancuar në mënyrë jomeritore në titullin e profesorit të rregullt me çka kanë fituar kontratë të përhershme pune dhe nuk i detyrohen më asgjë Universitetit në raport me punën e tyre akademike.

ORCA konsideron se janë shtjerrë të gjitha mjetet institucionale për adresimin e çështjes në fjalë. Akterët kryesorë të aferës SUPERMENËT kanë kaluar pa u ndëshkuar, për më tepër KRYESUPERMENI me 19 punime brenda një viti e gjysmë, Ramë Likaj, është emëruar Ministër i Arsimit nga radhët e AAK-së në Qeverinë Hoti. Kjo përbën shpallje lufte ndaj cilësisë në arsimin e lartë, në integritetin akademik dhe në përpjekjet e organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen për rritjen e cilësisë në arsim.

Prandaj, ORCA bën thirrje për rezistencë qytetare sipas të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligje tjera në fuqi. Ministri ose duhet të dorëhiqet ose duhet të shkarkohet me protesta. Nëse më 2014 kemi shkarkuar rektorin Ibrahim Gashi për veprime të ngjashme, më 2020 kurrsesi nuk bën të lejohet një Ministër i përfshirë me të dy këmbët në mashtrim akademik./InLajmi/

Tags: KushtetutaministriORCARamë Likaj
Postimi i mëparshëm

Qeveria me masa të reja, paralajmëron karantinimin e disa lokacioneve

Postimi tjetër

Zemaj: Respektoni rekomandimet ose do t'i kthejmë masat

Të ngjajshme Postime

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin
Kosovë

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it
Kosovë

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

24 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit
Kosovë

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

24 December 2025
KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar
Kosovë

KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar

23 December 2025
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Kosovë

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

23 December 2025
Postimi tjetër
Zemaj: Respektoni rekomandimet ose do t’i kthejmë masat

Zemaj: Respektoni rekomandimet ose do t'i kthejmë masat

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu