Nënkryetarja e Kuvendit të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e VV-së Arberie Naganci ka komentuar fjalimin Presidentit Hashim Thaçi duke e cilësuar si fjalimi më i mirë që mund të japin tekst shkruesit e Presidentit, përcjell InLajmi.
Ajo ka shtuar se për Presidentin Thaçi s’ka se çfarë të flas.
Nagavci ka thënë se çasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.
Postimi i plotë i tij:
Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e Presidentit.
Për Presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Çasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.
Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.
Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta. /InLajmi/