Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Luan Haradinajn me rastin e diplomimit me 14 kadetë të tjerë në Akademinë e FSK-së, duke evokuar kujtime për heroin Luan Haradinaj, përcjell InLajmi.
Ai më këtë rast, ka cekur se “ashtu siç familja e madhe Haradinaj ndjen gëzimin, e ndjej edhe unë. Uroj që të bëhet krenari e familjes dhe kombit, ashtu si Shkëlzeni, ashtu si Luani”.
Postimi i plotë i tij:
Sot, Luan Haradinaj, diplomoi së bashku me 14 kadetë në Akademinë e FSK-së. Ashtu siç familja e madhe Haradinaj ndjen gëzimin, e ndjej edhe unë. Uroj që të bëhet krenari e familjes dhe kombit, ashtu si Shkëlzeni, ashtu si Luani. Kur thuhet Luan Haradinaj, gjithë emocionet e mia më të sinqerta, marrin udhë drejt vendit të dhimbjes, ku pak hapa prej tij u gjenda në momentin që e kapi plumbi i armikut. Ajo ditë është ndër ditët më të rënda të jetës time. Urime Luan Haradinaj, suksese në rrugën e nderit!/InLajmi/