Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Ferizajt, Bekim Ademi, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Ademi e ka konfirmuar vetë për Express se ka dalë pozitiv me virusin. Ai thotë se është njoftuar nga IKSHPK pasi ishte testuar për rezultatin e tij.
Komuna e Ferizajt është nëjra ndër komunat më të prekura me Covid-19.
Gjithsej raste të konfirmuara në këtë komunë prej fillimit të pandemisë janë 153, ndërkohë që 126 janë shëruar