Sot, në Kazermën “Adem Jashari”, kanë diplomuar 15 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2020, raporton InLajmi.
Mes të diplomuarve të rinj, është edhe Luan Haradinaj, i biri i dëshmorit dhe heroit, Shkëlzen Haradinaj.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Daut Haradinaj, i ka uruar diplomimin Luanit.
“Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./InLajmi/