Presidenti i vendit sot ka anuluar adresimin e tij ndaj qytetarëve, që ishte paralajmëruar pas akuzave ndaj tij dhe kreut të PDK-së nga Gjykata Speciale, shkruan InLajmi.
E pasi që u kthye nga rruga presidenti ka postuar fotografi pranë familjes, në Burojë, atje ku tash e sa ditë dyert janë të mbyllura për mysafirë.
Në gjithë vendin qytetarë e krerë të shtetit, organizata të ndryshme kanë reaguar pas aktakuzës, duke e mbrojtur luftën e pastër të UÇK-së dhe të dy ushtarëve Kadri Veseli e Hashim Thaçi./InLajmi/






















