Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është infektuar me koronavirus, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes njo postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se bashkë me të, pozitiv kanë rezultuar edhe të gjithë anëtarët e familjes.
Postimi i plotë:
Të nderum miq,
Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor./InLajmi/