• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 28 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Lladrovci: Sot, ta fyesh dëshmorin, martirin apo çlirimtarin, gjëja më e zakonshme që has në opinion

J G nga J G
27 June 2020
në Politikë
0 0
0
Lladrovci: Sot, ta fyesh dëshmorin, martirin apo çlirimtarin, gjëja më e zakonshme që has në opinion
6
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas publikimit nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar se do të ngritët akuzë ndaj Kadri Veseli dhe Hashim Thaçit, ka cekur se kjo akuzë, ndaj Juve dhe Presidentit, e dëshmon tërë egërsinë e kundërshtarëve tanë, planet e tyre dhe tendencat makabre për të nxirë shtetin dhe UÇK-në, përcjell InLajmi.

Më tej, Lladrovci ka potencuar se “hartuesit e akuzave e dinë se heronjtë tanë dhe dëshmorët, nuk i pengojnë, hartuesit e akuzave i pengojnë heronjtë e gjallë”, duke shtuar se “Ju miku im Kadri, jeni një nga heronjtë e gjallë

Postimi i plotë i tij:

I nderuari kryetar Kadri Veseli,

Nuk është e lehtë, këto ditë as të deklarohemi, as të shprehim tërë atë që e ndjejmë, me pretendimet e padrejta për Juve dhe Presidentin Thaçi. Aq më pak, ta kemi të qartë, qëllimin e hartuesve të këtyre akuzave të paverifikuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, sepse, ata vet po i shkelin dokumentet të cilat janë të obliguar t’i respektojnë.

Na preku të gjithëve, pse akuza, lëshohet në opinion kur as nuk është e provuar e as e konfirmuar nga gjykata. Pse u bë, do menduar, jo vetëm ne si subjekt politik, por edhe shteti ynë, Republika e Kosovës.

Kjo akuzë, ndaj Juve dhe Presidentit, e dëshmon tërë egërsinë e kundërshtarëve tanë, planet e tyre dhe tendencat makabre për të nxirë shtetin dhe UÇK-në, rrugën tonë të drejtë për liri.

Shoku im, Kadri,

Ne ndoshta kemi mundur të bëjmë më shumë nëse do t’i kishim edhe disa rrethana pozitive, në rend të parë, trajtimin tonë të drejtë nga mekanizmat ndërkombëtar, që duan të na barazojnë me sistemin okupator, neve që dolëm përball makinerisë vrastare serbe.

Megjithatë, nuk kemi mundur të presim më shumë, në këto kohë të turbullta, dukurinë e shpeshtuar në decenien e fundit, ku patrioti quhet tradhtar e tradhtari patriot. Andaj, ligji për këtë identifikim të qartë, për vlerat e luftës, duhet të jetë prioritet yni si parti politike.

Sot, ta fyesh dëshmorin, martirin apo çlirimtarin, është gjëja më e zakonshme që has në opinion, madje më e zakonshme se veprat kriminale të ish pushtetit dhe veglave të tyre, të keqbërësve në pushtetin e lirisë së Kosovës apo edhe krimet serbe kur ende na mungojnë mbi 1600 qytetarë.

Nuk dua të përshkruaj duke përsëritur tërë tmerrim që e përjetuam si popull, por, dua të ndalem te dukuria e nënçmimit të asaj që kemi bërë dje, që po bëjmë sot dhe do të bëjmë nesër.

Miku im Kadri,

Ne jemi zotuar që në rini të hershme se do t’i qëndrojmë besnik atdheut dhe do të punojmë me tërë qenien, pavarësisht çmimit, krah interesave të tij. Ne kemi qenë bashkë, kur kemi filluar të armatosemi për liri, mbi barrikada dhe gjatë goditjes së caqeve të okupatorit.

Ne ishim bashkë, kur i varrosnim shokët tanë dhe bartnim kujtimet e freskëta te shokët tanë që të përgatiteshim për luftën e madhe çlirimtare. UÇK u bë një besë e pathyeshme e shekullit që barti tërë fuqinë e drejtësisë, tërë moralin tonë ndër gjenerata për rezistencë dhe çlirim, si amanet i shenjtë.

Ne kemi qenë bashkë kur mori rrugë UÇK-ja dhe kur kemi filluar të rreshtohemi sipas kapaciteteve dhe përgjegjësisë, në njësi e brigada, pastaj mori hov vrulli nacional deri te lufta frontale dhe bombardimet e NATO-s. Neve nuk na ndanë akuzat e makinerisë shpifëse, as humbjet e më të dashurve tanë, sepse, ne, asnjëri nuk e kishim në dorë se a do ta përjetonim lirinë. Ne vetëm kemi punuar, për lirinë, pavarësisht çmimit.

Andaj, edhe sot, jemi bashkë, më afër se kurrë, për rrugën tonë të drejtë, sepse qëllimet tona ishin të drejta dhe lufta është zhvilluar në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare. Për këtë, të gjithë ne dhe populli ynë, është krenar.

Andaj, edhe këto akuza, do të bien poshtë, ashtu siç ranë akuzat për komandantët tonë të mëparshëm dhe çlirimtarët, të cilët u përndoqën një për një, me motivin politik, pse ishin çlirimtar. Hartuesit e akuzave e dinë se heronjtë tanë dhe dëshmorët, nuk i pengojnë, hartuesit e akuzave i pengojnë heronjtë e gjallë. Ata nuk i durojnë heronjtë e gjallë, të ushtrisë më të suksesshme çlirimtare të shekullit 20.

Ju miku im Kadri, jeni hero i gjallë. Po ashtu, Hashimi, Ramushi, Agimi, Aliu, Azemi, Bislimi, Nuredini, Hyseni, Ibrahimi, Gafurri, Emrushi, Fatmiri, Bardhyli, Halili, Sabriu, Sylejmani, Dauti, Bedriu, Ganiu, Bekimi, Rrahmani, Sokoli, Remi, Shabani, Lata, Elmiu, Shkupi, Imriu, Ilazi, Shaipi, Ahmeti, Shukriu, Selimi, Topi e mijëra heronj të gjallë, drejtues e ushtarë të ushtrisë tonë të lavdishme, të rreshtuar pas emrit dhe veprës së Komandantit tonë legjendar, Adem Jasharit, ashtu si tërë populli dhe bota demokratike që e mbështeti atë luftë të drejtë e të pastër.

Ne jemi zotuar se pas luftës, do ta fitojmë edhe lirinë, duke e ndërtuar shtetin, duke e fuqizuar shtetësinë, duke garantuar me rendin demokratik gjasat e mundësitë e barabarta, mirëqenien dhe lumturinë në vendin tonë. Në këtë rrugë, askush nuk do të mund të na ndalë.

Andaj, shoku im, miku im, kryetar Veseli,

Ju nuk jeni as kurrë nuk do të jeni vetëm, deri sa të rrah zemra shqiptare, zemra e lirisë!/InLajmi/

Tags: AktakuzaLladrovciUÇKVeseli
Postimi i mëparshëm

Deputeti i Parlamentit Evropian: Këtë vit Gjermania mund të heq vizat për Kosovën

Postimi tjetër

Marko Gjuriq rezulton pozitiv me koronavirus

Të ngjajshme Postime

Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet
Politikë

Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet

28 December 2025
Bashkë me nënën e tij, voton kandidati për Kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj
Politikë

Bashkë me nënën e tij, voton kandidati për Kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj

28 December 2025
Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje
Politikë

Albulena Haxhiu voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

28 December 2025
Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend
Politikë

Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

25 December 2025
Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë
Politikë

Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

25 December 2025
100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore
Politikë

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
Postimi tjetër
Marko Gjuriq rezulton pozitiv me koronavirus

Marko Gjuriq rezulton pozitiv me koronavirus

Lajmet e fundit

Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet

Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet

28 December 2025
Exit Polli i PIPOS – VV 44.1%, PDK 23.9%, LDK 16.1%, AAK 5.8%

Exit Polli i PIPOS – VV 44.1%, PDK 23.9%, LDK 16.1%, AAK 5.8%

28 December 2025
Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

28 December 2025
Më shumë se 100 dashnorë, 4 tentativa vetëvrasjeje dhe një jetë plot skandale: 30 fakte për Brigitte Bardot

Më shumë se 100 dashnorë, 4 tentativa vetëvrasjeje dhe një jetë plot skandale: 30 fakte për Brigitte Bardot

28 December 2025
Trump uron Tajlandën dhe Kamboxhian për armëpushimin: “Ne jemi OKB-ja e vërtetë”

Trump uron Tajlandën dhe Kamboxhian për armëpushimin: “Ne jemi OKB-ja e vërtetë”

28 December 2025
Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

28 December 2025
Shkurte Haxhiu akoma e revoltuar nga Big Brother: Ishte një padrejtësi e madhe për mua

Shkurte Haxhiu akoma e revoltuar nga Big Brother: Ishte një padrejtësi e madhe për mua

28 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu