Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Neticë të Gjakovës dje janë përfshirë nga zjarri dy shtëpi të pabanuara, pronari i të cilave nuk dihet ende se kush është.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin nga dy shtëpitë.
Zjarri ëstë fikur por ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe dëmi i shkaktuar. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/