IKSHPK, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante vazhdimisht kanë bërë thirrje që mos të ketë grumbullime të njerëzve e lëre më dasma apo ahengje të tjera familjare përshkak të gjendjes së rënduar me pandeminë COVID-19, përcjell InLajmi.
E në Gllogoc si duket nuk po ia kanë frikën pandemisë e as shtetit pasi ata organizuan dasmë të madhe dhe bënë shkrepje armësh.
Policia njofton se në një kolonë të dasmës nga një veturë ishte gjuajtur me armë zjarri.
Vetura nga e cila u gjuajt me armë u ndalua dhe në të gjet pistoleta me pesë fishekë
Njoftimi i plotë:
“Gllogoc 25.06.2020-16:20. Në një kolonë të dasmës nga një veturë ishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitë policore në teren kanë arritur ta ndalojnë veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishek”, njofton Policia në raportin 24 orësh
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /InLajmi/