Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy pacientë kanë ndërruar jetë sot nga COVID-19 në spitalin e Infektivit.
Një 76-vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54-vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit
ugena Tomini i cilësoi rastet si të papritura, ndërsa u shprehu ngushëllim familjarëve për humbjen.
Situata paraqitet serioze në spitalin Infektiv ku ka një numër të lartë të rasteve të hospitalizuara.
Aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar, përcjell IconStyle.
Shpërndarja gjeografike e 77 rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.