Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në partinë që drejton janë anëtarësuar 12 mjekë, përcjell InLajmi.
Sipas tij, Vetëvendosje po rritet sepse promovon profesionistet.
“Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka publikuar edhe emrat e të anëtarësuarve në LVV.
Ata që u anëtarësuan janë: Rrezarta Berisha, transfuziologe; Fazli Shala, kirurg; Rifat Dreshaj, kirurg; Besnik Ibraj, mjek emergjent; Sylë Nikqi, gastroenterolog; Valentina Ademaj, infermiere; Valon Shala, neurolog; Selman Kelmendi, anestezist; Reshat Emra, kardiolog; Fahri Hasan, pulmolog; Driton Berisha, farmacist; Besnik Gjikolli, farmacist./InLajmi/