Abelard Tahiri i PDK-së ka shkruar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si drejtues të UÇK-së, ia kanë prishur përgjithmonë shumë ëndrra Veton Surroit, përcjell InLajmi.
Ai tha se ata ja kanë prishur ëndrrën e mëkëmbjes së Jugosllavisë, ëndrrën e Beogradit si epiqendër kulturore dhe politike të gravitimit të shqiptarëve, ëndrrën e orientimit titist të shoqërisë sonë të lirë.
“Hashim Thaçi e Kadri Veseli, si drejtues të UÇK-së, e kanë nxjerrë Kosovën nga periferia e historisë dhe e kanë bërë atë histori të suksesit, të pastër, të drejtë, të rreshtuar pro demokracisë dhe Perëndimit’ tha Tahiri
Ai shprehet se Veton Surroi sot shfrenohet nga entuziazmi, sepse për shkak të Hashim Thaçit e Kadri Veselit i janë shuar përgjithmonë ëndrrat jugosllave me të cilat është ngjizur./InLajmi/