Ismail Syla, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Veton Surroi, shkruan InLajmi.
Syla ka shkruar në Facebook se Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia.
“Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, analisti Veton Surroi është shprehur se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe krye-parlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës./InLajmi/