Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve në Prizren, kryetari Mytaher Haskuka, falënderoj zjarrfikësit e Brigadës për punën e shkëlqyer të tyre, përkundër numrit të ulët të zjarrfikësve në krahasim me aspektin gjeografik dhe numrin e banorëve të komunës, përcjell InLajmi.
Ai tha se jemi të përkushtuar që t’i përmirësojmë kushtet e punës së zjarrfikësve, duke i pajisur ata me pajisje moderne, por edhe duke rritur numrin e kolegëve të tyre.
Me këtë do të mund të arrijmë të funksionalizojmë edhe nëntë stacione të tjera, ato në fshatin Zhur, Gjonaj dhe Reçanë, duke i plotësuar kështu nevojat e komunës për nga aspekti i sigurisë!/InLajmi/