Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini ka reaguar përmes një status në rrjetin social Facebook në lidhje me cënimin e vlerave të UÇK-së, përcjell InLajmi.
Ajo tha se UÇK-ja ishte ushtri çlirimtare dhe mëshirimi i përpjekjes për liri.
Postimi i plotë i saj:
UÇK-ja ishte ushtri ÇLIRIMTARE dhe mishërimi i përpjekjes për liri. Ajo është themeli i Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për të cënuar këtë vlerë të Kosovës duhet dënuar nga të gjithë./InLajmi/