Të shumtë janë këngëtarët e estradës që pasi i kanë hyrë tregut të muzikës, i kanë marrë pas vetës edhe fëmijët e tyre duke bërë duet me ta e shpeshëherë edhe duke startuar solo, shkruan InLajmi.
Pas Shyhrete Behlulit, Shkurte Fejzës, Shkelzen Jetishit e Sabri Fejzullahut edhe një djal i Gilit ju ka shtuar skenës muzikore.
Është fjala për Redon Behramin i cili sapo ka lansuar një projekt muzikor, i pari për të.
Kënga titullohet “Class” dhe është në bashkëpunim me reperin Soya, këngë kjo ritmike e zhanrit, të cilën si duket Redoni e ka punuar në studion e babait të tij “Berani Music”.
Kënga numëron mbi 126 mijë klikime dhe është pëlqyer nga publiku./InLajmi/