Ka vdekur një punëtor i Postës, i cili ishte i prekur me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga sindikata e Punëtorëve të Postës, përcjell InLajmi.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xheme Cakaj, punetor i Postes se Kosoves ne regjionin e Prizrenit. Baca Xheme ishte prekur nga koronavirusi”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë e Sindikatës së Punëtorëve të Postës:
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xheme Cakaj, punetor i Postes se Kosoves ne regjionin e Prizrenit. Baca Xheme ishte prekur nga koronavirusi.
Ne keto momente te pikellimit, Sindikata e Punetorve te Postes se Kosoves i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Cakaj, miqve e kolegve te tij, dhe te gjithe punetorve te Postes.
Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetem për familjen, por edhe per Posten e Kosoves.
Puna dhe angazhimi i tij ne Poste mbesin shembull per te gjithe ne.
Kujtimi per bacen Xheme do te jetoje perhere!./InLajmi/