• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Kudo në Evropë shpërthime lokale të koronavirusit

J G nga J G
24 June 2020
në Bota
0 0
0
Kudo në Evropë shpërthime lokale të koronavirusit
4
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë vende në Evropë i zbutën masat kufizuese në luftë kundër virusit COVID-19.

Por në të njëjtën kohë ka shpërthyer pandemia në disa vatra. A duhet të vihet alarmi e çfarë duhet bërë për të kontrolluar gjendjen?

Kur gazeta “New York Times” ka shkruar ndonjëherë për Gütersloh, këtë e ka bërë vetëm, kur binte fjala për fondacionin e njohur në botë, Bertelsmann që e ka qendrën në këtë qytet. Por për shkak të shpërthimit të pandemisë në thertoren Tönnies, Gütersloh u fut në kryetitujt e mediave ndërkombëtare. Nga 7000 punonjës të testuar, 1550 janë testuar pozitivisht me virusin. Edhe në rajone të tjera gjermane ka pasur disa vatra të reja shpërthimi. Në Neukölln, Berlin pas rritjes së infeksioneve, 370 familja u futën në karantinë. Në Göttingen 120 vetë të infektuar bënë të izolohej një kompleks pallatesh.

Shpërthime lokale kudo

Vatra të tilla të shpërthimit të ri të pandemisë, që njihen edhe si “Cluster” ka kudo në Europë, tani që po lirohen masat kufizuese në shumë vende. Shpesh brenda familjeve, në gastronomi apo firma. Në Angli në një pulari në Anglesey u testuan 158 punëtorë pozitivisht me virusin. Edhe në fabrika të tjera në Angli ka pasur raste të tilla. Në një azil pleqsh në Austri në dy javët e para të qershorit ndërruan jetë disa banorë pas një infektimi me Corona. Në Vjenë dhe Austrinë e poshtmë 70 punonjës të shërbimit të paketave u testuan pozitivisht me virusin. Izraeli po ashtu pas lirimit të menjëhershëm të masave në maj i trembet një vale të dytë infektimi. 200 shkolla nga 500 në të gjithë vendin janë mbyllur.

Peter Klimek nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, pjesë e ekipit këshillues të qeverisë austriake, thotë,se në rastet e shpeshtuara të rritjes së infektimeve luan rol lloji i vatrës së infektimeve. “Nëse kemi të bëjmë me grupe të vogla të infektuara, atëherë kjo nuk është shumë shqetësuese, sepse mund ta ndjekim zinxhirin e kontakteve.” Por puna ndryshon, kur ka shpërthim pandemie pas një evenimenti të madh. “Nëse pas një aktiviteti të madh krijohet një vatër infektimesh, zbardhja dhe ndjekja e zinxhirit të kontakteve është shumë më e vështirë.”

Pra ka një dallim, nëse rastet vijnë nga një vatër e vetme, thotë Klimek. “Apo nëse kemi 50 raste infektimi që secili pavarësisht nga tjetri në pjesë të ndryshme të vendit shkojnë tek mjeku me simptoma.” Nëse brenda një kohe të shkurtër shfaqen disa vatra, ku nuk mund të ndiqen më kontaktet, kjo mund të mjaftojë për ta futur sërish një vend në masat kufizuese të “lockdown-it”.

Masat më të rëndësishme

Sipas Klimek në raste të shpërthimeve lokale kanë rëndësi katër masa kryesore: Identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, testimi dhe trajtimi. Kontaktet e të infektuarve duhet të ndiqen shpejt, të izolohen të infektuarit, të trajtohen dhe të testohen njerëzit në ambientin e të infektuarit, sipas ekspertit.

Por jo gjithkund mjaftojnë këto katër hapa për të pasur sukses. Në Bullgari për shembull qeveria u detyrua pas rritjes së infektimeve të vendosë sërish detyrimin e maskës, pasi ai u hoq në mesin e qershorit. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi popullsinë për shkak të rritjes së infektimeve. “Nëse ne nuk e ndryshojmë menjëherë sjelljen tonë në drejtim të mbajtjes së maskës dhe distancës, atëherë kudnër vullnetit tonë do të rikthehemi në gjendjen e mbylljes.” Në Luksemburg qeveria përpiqet me teste masive të pengojë një valë të dytë infektimi. 600.000 banorët e vendit dhe 300.000 që kalojnë kufiriin përkohësisht duhet të testohen rregullisht për të identifikuar zinxhirët e infektimit, shkruan DW.

Nuk ka një komplet masash që të mbrojnë me siguri nga pandemia. Ka një përzierje masash të ndryshme, thotë eksperti Klimek: ruajtja e distancës, rregullat e higjienës, kufizimi i kontakteve. Tani dihet se mbyllja e shkollave dhe gastronomisë ka pasur një efekt të ngadalësimit të pandemisë. Këtu bëjnë edhe maskat. Sa më herët të zbatohen masat, aq më efektive janë ato, thotë Peter Klimek.

Tags: KoronavirusiMasaRregullaTeste
Postimi i mëparshëm

Gjermania regjistron 587 raste të reja me koronavirus

Postimi tjetër

Reshjet e rrisin nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe të Badovcit

Të ngjajshme Postime

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit
Bota

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët
Bota

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
AP: Edhe disa kosovarë në mesin e personave të evakuuar nga Izraeli
Bota

AP: Edhe disa kosovarë në mesin e personave të evakuuar nga Izraeli

19 June 2025
Irani: Ndërhyrja e një pale të tretë do shkaktonte reagim të menjëhershëm
Bota

Irani: Ndërhyrja e një pale të tretë do shkaktonte reagim të menjëhershëm

19 June 2025
BBC: Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë
Bota

BBC: Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë

19 June 2025
Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trumpit për rritje të shpenzimeve
Bota

Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trumpit për rritje të shpenzimeve

19 June 2025
Postimi tjetër
Reshjet e rrisin nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe të Badovcit

Reshjet e rrisin nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe të Badovcit

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu