Kur u dha lajmi se Tribunali Special ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, ky tashmë ishte nisur për në Washington.
Gazeta Express mëson se Thaçi dhe ekipi i tij e kanë lëshuar vendin para rreth dy orësh, prej ku janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thaçi është nisur për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova e Serbia rinisin dialogun.
Presidenti ishte nisur në udhëtimin e tij, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK’së, Kadri Veselit, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.






















