Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, që ishte në këtë post gjatë luftës së fundit të Kosovës dhe mirëpritësi i refugjatëve kosovarë, ka dalë në krah të presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së Kadri Veselit pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte, përcjell InLajmi.
Ai tha se beson se UÇK-ja bëri luftë për liri.
Postimi i plotë i tij:
Drejtësia e Gjykatës së Hagës ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.
UCK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”. Eshtë ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!/InLajmi/