Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth situatës me pandeminë COVID-19, si dhe për lirimin e masave në Kosovë, raporton InLajmi.
Në mesin e lehtësimit të masave është përfshirë edhe hapja e aeroportit dhe lejimi i disa fluturimeve. Me këtë rast është rekomanduar edhe testi negativ për koronavirus.
Mirëpo, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ky test është i rekomandueshëm, mirëpo nuk është obligativ.
“Ju kemi rekomandu qytetarëve që ta bëjnë testin por nuk është obligativ që të hyjnë vetëm me dëshmi të testit”, u shpreh Zemaj.
Ministri sot po qëndron për vizitë në Gjilan./InLajmi/