Ish-Kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka reaguar pas sancën së sotme të Kuvendit, ku Vetëvendosja kërkoi nënshkrimet nga PDK-ja për të paraqitur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, përcjell InLajmi.
Ymeri është shprehur se kjo Lëvizje po ua kërkon nënshkrimet për mocion mosbesimi PDK-së por që kjo nuk është kërkesë për bashkëpunim.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! po kërkon nga PDK që bashkë ta paraqesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. Por kjo nuk qenka kërkesë për bashkëpunim! Atëherë çka është? Pas diskutimit për kuptimin e fjalës Koti, mbase Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën Bashkëpunim”, ka shkruar Ymeri në Twitter./InLajmi/