Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i Albin Kurtit, ka kërkuar sqarime se pse Skenderaj është çliruar gjashtë ditë pas Prishtinës, kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishte në Komunën e Skënderajt, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin socail Facebook, Gashi ka pyetur se pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën.
Postimi i plotë i tij:
Prej 10 qershorit e këndej pothuajse për çdo ditë u festua përvjetori i çlirimit të ndonjë qyteti të Kosovës prej forcave ushtarake e policore sërbo-jugosllave. Më 12 qershor ishte përvjetori i çlirimit të Prishtinës, e më 18 qershor çlirimi i Skënderajt. Më bëri përshtypje që Skënderaj ishte çliruar 6 ditë pas Prishtinës? Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte në Komunën e Skënderajt. Pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën? Si të spjegohet që Skënderaj u çlirua gjashtë ditë pas Prishtinës?/InLajmi/