Këngëtarja Ronela Hajati dhe Young Zerka tash e disa kohë janë përfolur për një ndarje të mundshme mes tyre, shkruan InLajmi.
Por këtë gjë nuk ekishin pranuar asnjëri deri më sot.
Së fundmi ka qenë vet Ronela ajo e cila në një mënyrë e ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj.
Ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, teksa ka ndarë me publikun detaje të shumta nga karriera profesionale e po ashtu edhe nga jeta e saj private.
Artistja e njohur tha se momentalisht është vetëm, beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka.
Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen”, ka thënë ajo.
Ronela po punon shumë për projekte të reja solo./InLajmi/