Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë distancën, duke respektuar rregullat për mbrojtjen nga pandemia.
Osmani ka kërkuar nga deputetët që të mbajnë distancë për hir të pacientëve dhe mjekëve që po përballen me situatën e vështirë shkaku i pandemisë.
Osmani tha se ka hapësirë që të mbahet distanca.
“Ju lus me mirësi të nderuar distancë, që të mbani distancë, së paku për hir të të gjithë pacientëve të infektuar dhe mjekëve që po përballen me situatë shumë të vështirë. Hapësirë ka arsyeja pse disa prej kolegëve janë të ulur mbrapa dhe lart është që të mbahet distanca, ta mbajmë distancën për hir të familjeve dhe shëndetit publik”, tha ajo./InLajmi/