Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ironizuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se e propozon që ta pasojë Hashim Thaçin pas përfundimit të mandatit në shkurt të vitit të ardhshëm, raportin InLajmi.
“Kur jemi të Presidenti, të propozoj për Presidente sepse përfaqëson më së shumti unitetin e të gjithëve këtu në Kuvend”.
“Ke qenë në AKR, LDK, PDK, Alternativa, tash VV … me krejt kapak”.
Pas kësaj Kusari-Lila është kundërpërgjigjur duke thënë se kurrë nuk ka qenë as në zyrat e PDK-së./InLajmi/




















