Është ideale për kafjall për shkak të energjisë të cilën e jep, por mund të jetë edhe mesracion dhe desert…
Chia është shumë e shëndetshme dhe ideale për fillim të ditës, sepse jep energjinë e nevojshme, por nuk krijon ndjenjën e rëndesës në stomak.
Mund ta kombinoni me pemë të ndryshme – propozimi ynë këtë herë janë boronicat e mrekullueshme plot me vitaminë C.
Përbërësit e nevojshëm për dy persona:
– 4 lugë fara chia;
– 250 ml jogurt;
– 2 lugë mjaltë;
– 100–150 gr boronica.
Përgatitja:
Farat e chias qitni në dy enë të ndara, në secilën gjysmë shtoni gjysmën e jogurtit dhe mjaltin, përzieni mirë, mbuloni me folie dhe lini në frigorifer që qëndrojnë së paku një orë.
Gjysmën tjetër të boronicave qiteni në blender, deri sa të bëhet ngjashëm me xhemin apo kremin.
Merrni gotat me fund të gjerë dhe qitni një radhë fara chia, një radhë krem boronice – kështu vazhdoni dy herë.
Në majë qitni mbetjen e boronicave të freskëta në gjithë sipërfaqen e gotës.
Tretjen mund ta përgatitni edhe në mbrëmje dhe ta lini të qëndrojë gjatë natës në frigorifer dhe ta hani në mëngjes për kafjall apo si mesracion.
Vërejtje: Chia thith mjaft lëngje, prandaj nëse ju duket që masa është tepër e dendur, lirisht mund t’i shtoni edhe pak jogurt apo ta bëni më të hollë me qumësht bajameje dhe qumësht kokosi.