Arabia Saudite ka njoftuar se do të mbajë një Haxh “shumë të kufizuar” këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, me haxhinjtë që tashmë jetojnë në mbretëri që do të lejohen të marrin pjesë në pelegrinazhin që fillon në fund të korrikut.
“U vendos që të zhvillohet pelegrinazhi këtë vit me një numër shumë të kufizuar … me kombësi të ndryshme në mbretëri”, tha të hënën agjencia zyrtare saudite e shtypit, duke cituar ministrinë e Haxhit, shkruan Al Jazeera.
Po sipas të njëjtit medium, vendimi vjen në dritën e rritjes së rasteve të COVID-19 në të gjithë botën, mungesën e një vaksine dhe vështirësinë për të mbajtur një distancë të sigurt sociale midis një numri të madh të pelegrinëve që vijnë nga jashtë, thuhet në deklarata, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, më shumë se dy milionë njerëz kryejnë pelegrinazhin vjetor në qytetin e shenjtë të Mekës çdo vit, duke përfshirë shumë që udhëtojnë nga jashtë.