Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur konferencë për media ku ka paraqitur shkeljet që ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditorit, në këtë komunë, raporton InLajmi.
Arian Tahiri, nënkryetar i degës, njëherit edhe kryetar i Rinisë së PDK-së në Mitrovicë, ka bërë thirrje te të gjitha organet përgjegjëse që të evidentojnë shkeljet dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
“Në këtë raport janë̈ evidentuar 20 shkelje të rënda në komunën e Mitrovicës e cila udhëheqet nga Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se evidentimi i këtyre shkeljeve si hap i pare, ftesa për veprim prokurorisë dhe organeve komepente do të ndikojë direkt ne respektimin e shtetit ligjor dhe mirëqenies se qytetareve
Shkeljet sipas Tahirit janë keqklafifikimi i shpenzimeve, parregullësi në kalkulimin e fë hyrave nga tatimi në pronë, në lëshilin e lejeve të ndërtimit, etj.
Tahiri tha se dobësitë mbesin te procesi i llogaridhënies, menaxhimit të rrezikut dhe raportimit menaxherial, me theks në fushën e prokurorimit.
Dobësitë e shumta mbesin veçanërisht tek:
Procesi i llogaridhënies, menaxhimit të rrezikut dhe raportimit menaxherial, me theks të veçante në fushën e prokurimit, ku nuk ka një analizë të mirëfilltë në planifikimin dhe në realizimin e kontratave.
Dobësi evidente janë vërejtur edhe në fusha tjera të rëndësishme financiare, përfshirë të hyrat, shpenzimet, obligimet, të arkëtueshmet si dhe pasuritë jo financiare./InLajmi/