Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa priti në takim kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci ku diskutuan për gjendjen e këtij sektori dhe problemet me të cilat ata po përballen, përcjell InLajmi.
“Do të vazhdoj të angazhohem që çdo sektor i bujqësisë të ketë përkrahjen tonë, e sidomos sektorët të cilët janë më të ndikuar dhe të prekur nga pandemia COVID-19, ku përfshihet edhe sektori i përpunimit të mishit, në mënyrë që t’i tejkalojnë këto sfida dhe të vazhdojnë të fuqizojnë punën e tyre edhe më tej”, ka thënë ministri Mustafa.
Gjithashtu, ministri Mustafa gjatë vizitave të tij në terren kishte parë nga afër problemet me të cilat po përballen prodhuesit dhe përpunuesit e mishit, ku edhe ka theksuar se do të vazhdojë përkrahja e MBPZHR-së përmes programeve mbështetëse të subvencioneve dhe granteve.
Në anën tjetër, Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe e ka njoftuar më hollësisht për situatën në të cilën ndodhet ky sektor./InLajmi/