Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përcjell InLajmi.
Ajo tha se Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë, duke qenë dhe shteg i lehtësimit të çdo procesi që Kosova ka pasë para vetës.
“Kisha nderin që të pres sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, ambasadorin e Gjermanisë z.Christian Heldt të cilin e falënderova përzemërsisht për kontributin e Gjermanisë në çdo etapë të ndërtimit tonë shtetëror” shkroi Haradinaj në facebook.
Poashtu shpreha mirënjohen për këmbënguljen e Gjermanisë dhe Kancelares Merkel, në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, shtoi ministrja.
Dyert e hapura nga Gjermania për diasporën tonë atje, janë kthyer në rotorin ekonomik të shtetit tone./InLajmi/