Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media ku diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend, raporton InLajmi.
Haradinaj fillimisht ka uruar shqiptarët e Preshevës për zgjedhjen e katër deputetëve.
Haradinaj ka thënë se Kosova ka definim të qartë sa i përket procesit të dialogut, duke shtuar se është garanci shumë e madhe që SHBA do t’i prijë dialogut.
“Aleanca vlerëson se Kosova ka definim të qartë që procesit të dialogut dhe parimi i integritetit territorial mos diskutimi për kufijtë, si dhe ruajjta e kushtetueshkërisë me të cilat ne si aleancë përkrahim delagacionin e Kosovës në Washington”.
Ai tha se delegacioni është i institucioneve të vendit dhe me siguri do të jenë edhe kolegë nga Alenaca ata që janë pjesë e Qeverisë.
Haradinaj nuk ishte i sigurt nëse Ambasadori Grenell do t’i drejtoj bisedimet./InLajmi/

















