Reperi Ledri Vula dhe Capital T, nuk ka shumë ditë që kanë sjellur një bashkëpunim i cili tashmë ka thyer rekordet e shikueshmërisë, përcjell InLajmi.
Që prej publikimit të premten në orën 17:00, “DMP” nga Trimi dhe Vula ka kapur një shifër rekord të klikimeve.
1 milion e 600 mijë shikime brenda 24 orëve të para, është suksesi i pritshëm për Capital T, i cili sot ka bërë një postim falenderues në Instastory.
“DMP” tashmë është kthyer një nga këngët e preferuara të publikut këtë sezon vere.
Dy nga artistët më të njohur arritën të tërhiqnin vëmendjen e të gjithëve me duetin, por surpriza nuk mbetet me kaq për këtë verë./InLajmi/