
Në komunikimin me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), me seli në Uashington, në diskutimin kushtuar Kosovës, Kryetari i Rinisë Demokratike, në linjën online me këtë Institut, ka cekur angazhimet e rinisë së Kosovës në kohë pandemie.

Bislimi është shprehur shumë krenar me rininë e Kosovës, duke përshkruar edhe aktivitetet dhe situatën e solidaritetit gjatë pandemisë.
Në diskutimin e tij, online, me Institutin Ndërkombëtar Republikan, z. Donjet Bislimi ka deklaruar:

“Jam shumë krenar me gjithçka që rinia në Kosovë janë duke bërë. Janë duke u përpjekur të ndihmojnë në shumë mënyra të ndryshme. Ata regjistrohen në listat e vullnetarëve dhe nuk ndihmojnë vetëm në aspektin mjekësor, por edhe në aspektin humanitar, duke grumbulluar ndihma për familjet në nevojë, shkojnë i vizitojnë dhe ju ndihmojnë me çka kanë nevojë. Për shembull, unë dhe organizata jonë rinore kemi ndihmuar shumë familje në Veri të Mitrovicës dhe qytete të tjera, me medikamente dhe artikuj ushqimor e higjenik, dhe këto punë nuk po i bën vetëm organizata ime, por shumë të rinj në Kosovë që janë të involvuar në OJQ, në parti politike, iniciativa individuale etj. Për shembull vetëm një familje në qytetin tim, ka ndihmuar mbi 500 familje.”
Në fund të komunikimit, z. Bislimi ka theksuar se kjo është arsyeja pse jam kaq krenar për rininë në Kosovë./InLajmi/