Edhe 75 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sonte në Kosovë.
Siç ka bërë të ditur IKSHP, sot janë shëruar edhe 38 pacientë të tjerë, përcjell InLajmi.
E më së shumti raste si tash e disa kohë ka Prishtina. Vetëm sonte, në kryeqytet janë konfirmuar 36 raste.
Rastet e sontme janë:
Nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë./InLajmi/
