Nē kuadër të shënimit të 20 vjetorit tē Takimeve Ndërkombëtate të Bjeshkëtarëve dhe Alpinistëve “Sharri” në Prizren, nesër do të pushtohet Maja e Korfit (2565m), kurse në shtator, do tē organizohet një solemnitet kushtuar këtij Jubileu, – tha për InLajmin Sadik Shporta, kryetar i SHB “Sharri”.
Që nga qershori i vitit 2001, në kuadër të shënimit të Ditës së çlirimit tē qytetit me rrethinë dhe përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, SHB “Sharri” nē Prizren, filloi organizimin e Takimeve Tradicionale Ndërkombëtare të Bjeshkëtarëve dhe tē Alpinistëve. Kĕto Takime, ku deri më tani kanë marrë pjesë disa mijëra bjeshkëtarë dhe alpinistë nga Kosova, Bosna, Austria, Gjermania, Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Zvicrra, Maqedonia Veriore, Sanxhaku, etj. ishin edhe promotore, të zhvillimit të bjeshkëtarisë dhe të alpinizmit, si dhe të organizimit edhe të shumë takimeve të tilla në vendin tonë.
“Sivjet për shkak tē situatës pandemike me #Covid19#, që e ka pērfshirë gati gjithē globin, dhe duke i respektuar vendimet e IKSHP-së, Takimet Jubilare “Sharri 2020″, i kemi ndarë në dy faza. Faza e parë do të mbahet nesër me 21 qershor, ku pas arritjes të pjesmarrësve nē Shtëpinë e Bjeshkëtarëve, do të nisemi për pushtimin tradicional të Majës së Gjeneralit Korff 2556m, kurse pas kthimit do të shtrojmë drekën solemne për tē gjithë pjesmarrësit. I gjithë ky aktivitet, do të zhvillohet sipas rekomandimeve tē Institucioneve tona shēëdetësore. Ndërkaq fazën e dytë të këtij Jubileu ku do tē organizojmē një Akademi solemne, (varësisht nga situata pandemike), e kemi menduar për muajin shtator”, u shpreh Sadik Shporta.
Tĕ shtojmë se nē pushtimin e nesërm tē Majës së Korfit, nē shpatijet e Sharrit të bukur, pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e FBK-së, bjeshkëtarët nga të gjitha Shoqëritē Bjeshkëtare tē Kosovës, si dhe një grup i bjeshkëtarëve nga Tirana.
Osman Goranci/InLajmi/