Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka votuar kundër propozimit që Vjosa Osmani të shkarkohet nga posti i nënkryetares së partisë, që ua dërgoi Këshillit të Përgjithshëm për votim kryetari Isa Mustafa.
Ai për Klan Ks tha se LDK-së nuk i sjell dobi largimi i figurave kryesore dhe se mospajtimet janë të mundshme.
“LDK-së i duhet unitet. Çdo mospajtim është i zgjidhshëm. Unë nuk besoj se largimi i figurave kryesore të partisë nga pozitat udhëheqëse na sjellë ndonjë dobi. Përkundrazi, çdo largim i tillë na bën më të dobët e më të ligë. LDK nuk ka njerëz në tepricë; LDK ka nevojë për njerëz me shumë; sidomos tani, sidomos të profilit të tillë”.
“Natyrisht se unë kam votuar kundër. Përtej kësaj, do të angazhohem – për aq sa është e mundur – që të jemi sa më afër njëri-tjetrit, pavarësisht bindjeve që secili mund t’i ketë”.Abdixhiku s’pati pranuar post ministror në Qeverinë Hoti edhe pse Mustafa tha se i është ofruar.