Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 50 raste të reja me koronavirus dhe një tjetër pacient ka humbur jetën.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë, përcjell Top Channel.
Ndërsa viktima, njofton ministria është një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Për momentin Shqipëria numëron 42 viktima nga COVID-19.