Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Podujevës në 21 vjetorin e çlirimit të kësaj komune, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka falënderuar luftëtarët e brigadave 151 “Zahir Pajaziti” dhe 152 “Shaban Shala” për sakrificën e tyre në luftën e fundit.
“Përulemi me respektin më të madh për Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë”, shkroi Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Prangat e robërisë thyheshin çdo ditë. Njëzetenjë vite më parë, liria erdhi edhe për Podujevën.
Falënderim për luftëtarët trima të brigadave 151 “Zahir Pajaziti” e 152 “Shaban Shala”, të cilët qëndruan deri në përmbushjen e ëndrrës së përbashkët për çlirim.
Përulemi me respektin më të madh për Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë!
I falënderojmë përjetësisht miqtë e çmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Veriatlantike.
Podujevë, urime Dita e Çlirimit! /InLajmi/