Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë të Kosovës, Naser Ramadani gjatë raportimit të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka thënë se vendi nuk i plotëson kushtet për mbajtje të mbledhjes, raporton InLajmi.
“Ky vend nuk i plotëson kushtet për të u mbajtur mbledhja, pa maska dhe pa distancë fizik”, deklaroi Ramadani.
Deputetët reaguan se kjo është hapësira e Kuvendit, kështu duhet të punojnë. /InLajmi/