Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka dhënë lajmin se qeveria e tij do të investojë 53 milion euro për bujqësi, përcjell InLajmi.
Hoti ka sqaruar se sot është nënshkruar Programi për Zhvillim Rural dhe ai i Pagesave Direkte në vlerë prej 53 milionë eurove.
Hoti përmes facebook ka sqaruar se kjo vlerë do të dyfishohet sapo të miratohet Buxheti në Kuvendin e Kosovës, të cilin tashmë e kemi votuar në Qeveri!
Postimi i plotë i tij:
53 milion euro për bujqësi! ????
Sot u nënshkrua Programi për Zhvillim Rural dhe ai i Pagesave Direkte në vlerë prej 53 milionë eurove. Kjo vlerë do të dyfishohet sapo të miratohet Buxheti në Kuvendin e Kosovës, të cilin tashmë e kemi votuar në Qeveri! /InLajmi/
















