Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe me shi.
Diell pritet të ketë më shumë ditën e premte, por në territore shumë të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta, ndërsa ditën e shtune, përpos rrezeve të diellit parashihet të ketë edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s.